Rama propozon që Kosova dhe Shqipëria të kenë ambasada të përbashkëta

Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të bëjnë një racionalizim të shpenzimeve duke themeluar ambasada të përbashkëta.
Rama theksoi se duhet bashkëpunuar që të bëhet më shumë në këtë drejtim.
“Të bëjmë edhe një racionalizim të shpenzimeve që ambasadat t’i kemi të përbashkëta”, tha ai.
Rama porositi se në mbledhjen e ardhshme nuk duhet ardhur vetëm me konsullatën e Mynihut, por të ketë më shumë konsullata të përbashkëta./zeri/