Eko Higjiena

Rama, pranë kalimit në Turqi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Mesfushori kosovar, Valdet Rama, është shumë pranë firmës me skuadrën turke Balikesirspor. Disa ditë më parë u përfol për një afrim të mundshëm të futbollistit shqiptar me ekipin nga Bosfori, por Rama kërkoi kohë për ta studiuar ofertën pas largimit me parametra zero nga Munchen 1860.

Gazeta turke “Fanatik” bën me dije se ish mesfushori i Kombëtares Shqiptare ndodhet në qytetin turk ku ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit dhe palët kanë arritur një marrëveshje që do të bëhet zyrtare shumë shpejt.

Zëvendës presidenti i klubit, Aaron Atabay ka thënë për mediet turke se afrimi i Ramës do të rrisë ndjeshëm cilësinë e skuadrës që synon të rikthehet në Superligën Turke.

ARKATANA

Ai shton se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe pritet që të hedhin firmën në një kontratë me afat 2-vjeçar. Të kujtojmë se Rama u largua zyrtarisht nga klubi gjerman para dy javësh, ku u aktivizua për dy stinore, por dëmtimet e shumta i kufizuan paraqitjet e tij në Bundesliga 2

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.