UBT

Rama për situatën në veri: Asociacioni çelësi i uljes së Kosovës në OKB

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë të enjte në një konferencë për media duke folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës, tha se uron që vendi të mos sanksionohet nga partnerët ndërkombëtarë.

Ai theksoi se pika më e vështirë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kreu i qeverisë në Tiranë tha se asnjëra nga palët nuk bie dakord me Asociacionin, por e cilësoi atë si çelësin kyç për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Uji Dea

“Në kushtet ku marrëdhëniet e aleatëve me Kosovën po marrin tone alternative dhe kur rikthimi në gjendjen e mëparshme rrezikon të marrë një kohë gjithmonë e më të gjatë nëse Kosova dhe uroj dhe lutem që Kosova të mos sanksionohet nga partnerët ndërkombëtarë.

Unë jam këtu të ndaj me ju një fakt të panjohur deri më sot. E kam ditur me kohë që nyja gordiane do të ishte deri në fund Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe jam i bindur se asnjëra nga palët nuk e do dhe do të bëjë çmos ta shtyj në pafundësi duke mbajtur krizën me çdo lloj artifice. Besoj se krijimi i Asociacionit është çelësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, e uljes së saj në Kombet e Bashkuara”, tha ai./Euronews.al/