UBT

Rama për demarkacionin: Është e padrejtë që BE-ja i ka vënë një kusht të tillë Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri Edi Rama kritikoi Bashkimin Evropian për kushtëzimin e liberalizimit të vizave për Kosovën me demarkacionin me Malin e Zi. Në të njëjtën kohë, ai tha se BE po negocion me Serbinë e cila siç thotë ai as nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Rama në një intervistë për Standardin e Vjenës ka thënë se kjo nuk është e drejtë, BE-ja është duke negociuar për pranimin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe të Serbisë në BE, por jo me Shqipërinë, e cila, sipas tij, ka shkuar më tej në zbatimin e reformave gjyqësore gjë që Podgorica zyrtare nuk e ka bërë.

“Kosovaret tani ata kanë shtetin e tyre, por nuk janë në gjendje të lëvizin lirdhëm. Ata janë të vetmit njerëz në të gjithë Evropën që nuk mund të dalin nga vendi i tyre dhe krejt kjo për shkak të disa kritereve të pakuptimta. BE-ja duhet së pari të ketë një

Uji Dea

marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi, ndërkohë që negocion me Serbinë, një vend që nuk është i njohur edhe Kosovën, e lëre më kufijtë e Kosovës”, ka thënë Rama.
Kryeministri shqiptar thotë se, pavarësisht se çfarë thotë dikush, ai gjithmonë do të merakoset për shqiptarët që jetojnë në vende të tjera, sepse siç shpjegon ai këtë ia obligon kushtetuta shqiptare.

Kushtetuta e Shqipërisë, sipas tij, parashikon që shteti shqiptar kujdeset për të gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në vende të tjera jashtë vendit dhe nënvizon se ai gjithmonë do të bëjë, pa marrë parasysh se çfarë të tjerët kanë thënë, dhe kritikoi politikën e zgjerimit të BE-së. /Indeksonline

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.