Uji Dea

Rama paralajmëroi ngrirje të raporteve me Serbinë, ironizon Kusari-Lila: I dashur kryeministër, është verë dhe akulli mund të shkrihet shpejt

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i është përgjigjur kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në lidhje me raportet Shqipëri-Serbi.

Ajo ka ironizuar me Ramën duke thënë se fqinjët verior do të ngriheshin vetëm kur të mbyllet iniciativa “Open Balkan”.

“I dashur kryeministër Edi Rama, është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet shpejt. Më mirë mbylleni “Ballkanin e hapur” dhe do shihni si do të ngrihen fqinjët verior nga fryma e jugut. Kidnapimi dhe mbajtja e policëve është arsyeja e kahmotshme pse kufijtë e hapur me këtë nuk bëjnë”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.

RCCOLA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëroi sot ftohjen e marrëdhënieve me Serbinë, nëse kjo e fundit nuk liron tre policët e Kosovës që mbahen në paraburgim.

Në një postim në Twitter, Rama shkroi se “sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa”, vuri në dukje zoti Rama duke shtuar se “kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen”./Telegrafi/