RCCOLA

Rama: Nuk ka forcë në këtë tokë që e mund UÇK-në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas më shumë se dy vjetësh që nga konfirmimi i aktakuzës, në Hagë më 3 prill nisi gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, sërish u deklaruan të pafajshëm për dhjetë pikat e aktakuzës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një mesazh për emisionin “Opinion”, ndërsa në Hagë ka nisur procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Uji Dea

Ndërsa ka deklaruar gjatë ditës së sotme mbledhjen e firmave në Asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, Rama tha në mesazhin e tij se UÇK do ta fitojë këtë luftë me padrejtësinë që po i bëhet.

“Nuk ka forcë në këtë tokë që e mund UÇK-në dhe që e bën kriminale, në asnjë lloj vule dhe instance luftën për liri të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës. Në fund UÇK do të fitojë përsëri. Siç fitoi luftën me regjimin kriminal të Milosheviçit do të fitojë luftën me një padrejtësi të madhe që po i bëhet” tha Rama.