Rama nga Shkupi: Kam akoma shpresë se Kurti nuk e ka harruar Kanunin, edhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është deklaruar edhe një herë pasi homologu i tij kosovar, Albin Kurti, refuzoi të takohej me të.

Ai në një konferencë për media në Shkup, ia kujtuar Kurtit edhe një rregull të Kanunit, ku thuhet se edhe “hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi”.

Uji Dea

“Në Kosovë kur të shkoj kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera, është e ndaluar deri kur ai të mbarojë fjalën. Çfarë të keqe i ka ardhur nga Ballkani i Hapur rajonit? Shihni shifrat e tregtisë. Nuk e kuptoj se si ka akoma dyshime kur faktet flasin qartë. Sa i përket vëllazërisë apo gjakderdhjes, mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot, nuk ka rrugë më të gabuar të rrimë në të shkuarën, të grindemi se kush është patrioti më i vërtetë, patrioti më i vërtetë është ai që do vendin e vet dhe që nuk i do të keqen”, deklaroi Rama. /TCH