Eko Higjiena

Rama nga mbledhja e qeverive: Do të heqim kufirin, porti i Durrësit do të jetë de facto i Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive që po mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ka thënë se ambicia e dy shteteve do të jetë heqja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Gazeta Express.

“Nëse i referohemi mbledhjes në Pejë të gjitha dokumentet janë në proces zbatimi ose ato kanë përfunduar. Kontrolli në Morinë funksionon në parimin një pikëkalimi një kontrollë. Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të katër lirive të BE’së në rajonin tonë duke filluar nga më e thjeshta, heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që MPB’të e dy shteteve të intensifikojnë punën për të krijuar databazën për hyrje-daljet në kohë reale që do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimentër në frontin kundër aktiviteve të paligjshme”, ka thënë Rama.

Eco Higjiena

Ai tutje është shprehur se do të firmosin së shpejti marrëveshje që porti i Durrësit të jetë defakto edhe port i Kosovës.

“Marrëveshja që së shpejti do të firmosim për të lehtësuar procedurat doganore mes dy shteteve na çon në destinacion, shëndrrimin e portit të Durrësit në një port defakto të Kosovës”, ka thënë Rama./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.