Fundamenti

Rama: Nga kjo situatë kërcënohet edhe interesi kombëtar, ky rajon nuk është as i Albinit, e as i Aleksandrit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media theksoi se një shtyse e re, konkrete, nga Franca e Gjermania, me mbështetjen e SHBA, për finalizimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është sot një domosdoshmëri po aq alarmante sa situata në degradim të vazhdueshëm në veriun e Kosovë.

Rama theksoi më tej se interesi ynë kombëtar e interesi i Shqipërisë si shtet kërcënohet nga kjo situatë dhe siç tha ai “ky rajon nuk është as i Albinit as i Aleksandrit, ky rajon është i popujve, shteteve që e popullojnë dhe që e administrojnë”.

“Ky rajon ka vuajtur boll nga nacionalistët, nga nacional-folkloristët dhe përplasjet e vazhdueshme të cilat mund edhe të kenë pasur justifikimet e tyre në kohërat tjera, por si kanë më sot në mes të një Evrope që kërkon me çdo kusht të mbështesë paqe”, tha më tej kryeministri i Shqipërisë, raporton Telegrafi.

Fundamenti

Sipas tij, kjo situatë i shkon për shtati vetëm Rusisë.

Ai tha më tej se ka një marrëveshje bazë për të cilën janë pajtuar të dyja vendet, por që të dy vendet sillen sikur ajo marrëveshje nuk ka ndodhur.

“Kjo status quo nuk mund të vazhdojë më dhe duhet të dalim nga kjo lojë politike, Tomy and Jery…duhet të evitojmë edhe skenarin e përkeqësimit të pozicionit të Kosovës….”, tha ai. /Telegrafi/