FITORJA

Rama në Këshillin e Sigurimit: Rusia ka keqpërdorur veton në rastin e pavarësisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjatë fjalës së tij në seancën e Këshillit të Sigurimit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kujtuar përvojën e Ballkanit Perëndimor dhe pasojat që sjell lufta. Ai u shpreh se ata që e kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për qëllimet e veta kanë përfunduar duke u penduar për të.

Sipas Ramës, Rusia është përpjekur ta keqpërdorë lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e veta neo-imperiale.

Ai u shpreh se pavarësia e Kosovës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe se ky vendim nuk mund të shërbejë si rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm.

Mobi Casa

“Abuzimi i përdorimit të së drejtës së vetos e ka mbajtur peng këtë KS, e ka paralizuar atë, por nuk e ka bërë të heshtë, ashtu siç mund të dëshmojnë në këtë takim. Në fakt vlerat e rregullat që na sjellin bashkë nuk duhet të zëvendësohen nga rregulli i forcës. Bota po kalon në mënyrë të rrezikshme në një pikë ku mund të kthehet në tragjedi për të gjithë ne. Më lini ta përmbyll duke kujtuar përvojën e Ballkanit Perëndimor”.

“Dua të kujtoj rrugën e mizorisë që mund të na sjellë dhe kostot e jashtëzakonshme që sjell për të gjithë, përfshi edhe ata që janë autorët. Historia ka konfirmuar se ata që kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për të arritur objektivat e tyre në fakt kanë përfunduar duke u penduar vetë për të. Në fakt Rusia e të tjerë janë përpjekur ta përdorin apo më shumë ta keqpërdorin realitetin e ndryshuar në Ballkanin Perëndimor sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperiale apo makthet e tyre që kanë eksportuar në Ukrainë”.

“Pavarësisht se sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar, nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm”, tha tutje Rama./Tv Klan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.