Mobi Casa

Rama: Mbështesim zbardhjen e pretendimeve për krimet e luftës, i kundërvihemi fletërrufeve

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin për propozim aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit, raporton Gazeta Express.

Rama ka thënë se janë tri fjalë kyçe kur flitet për ardhmërinë e Kosovës.

“Janë tri fjalë kyçe sot për ardhmërinë e Kosovës dhe për ardhmërinë e ambicies strategjike të shqiptarëve në rajon. Drejtësi ndërkombëtare, e drejtë stabilitet institucional i padiskutueshëm dhe dialog për paqe me njohje përfundimtare”, tha ai.

Rama ka shtuar se Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë të bashkuar në këto tema.

GRANDEMALL

“Në rast se arrihet që në këtë moment të vështirë që ne të jemi të përqendruar dhe faktorët politik shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri e kudo që janë të ndajnë atë çka është arsye për të qenë të ndarë në temat e mirëqeverisjes së brendshme me atë çka është arsye për të qenë të bashkuar si shqiptarë në temat e mbrojtjes së së ardhmes së Kosovës ndërkombëtarsisht këto tre fjalë kyce mund ta na japin kalimin e kësaj faze të vështirë”, tha kryeministri i Shqipërisë.

Ai ka shtuar se duhet t’i shkohet deri në fund çdo pretendimi për dhe çdo akuze lidhur me krime të luftës.

“Mbështetës së nevojës për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së çdo pretendimi dhe çdo akuze lidhur me krimet e luftës, po i kundërvihemi çdo përpjekje siç ishte fletë rrufeja që e cenon dinjitetin e luftës çlirimtare dhe të Kosovës në një luftë kur Kosova për fat të keq duhet ta kujtojmë me zë të lartë sepse me sa duket dikush e harron ishte viktima, nuk ishte agresori.”

“Stabiliteti institucional shkon përtej politikave të ditës dhe ndasive midis forcave politike, Kosova sot ka një ballafaqim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar në dy fronte në atë të mbrojtjes së dinjitetit të luftës dhe të qenurit shtet demokratik i ngritur jo mbi krime lufte por në luftë çlirimtare”, tha ai./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.