Rama: Kosova, pika e mospajtimit të përhershëm me Serbinë

“Jetojmë në një botë ku shumë gjëra janë të ndërlidhura dhe nuk e kemi luksin që të mos flasim për njëri tjetrin, ramë apo nuk ramë dakord. Kosova është pika ku me Serbinë nuk biem dakord fare”, ka deklaruar Rama, raporton Klan Kosova.
Çështja e pavarësisë së Kosovës, është pika ku Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq, nuk pajtohen asnjëherë.
Kështu ka thënë Rama gjatë një paneli diskutimi përballë Vuçiqit, në Forumin e Sigurisë në Beograd.
“Jetojmë në një botë ku shumë gjëra janë të ndërlidhura dhe nuk e kemi luksin që të mos flasim për njëri tjetrin, ramë apo nuk ramë dakord. Kosova është pika ku me Serbinë nuk biem dakord fare”, ka deklaruar Rama, raporton Klan Kosova.
Kryeministri shqiptar po ashtu ka thënë Serbia duhet ta njohë Kosovën, për një të mirë të përgjithshme.
“Pikëpamja ime është se sa më shpejtë që Serbia ta njohë Kosovën, aq më mirë do të jetë për të gjithë. Që të dy liderët nga Prishtina dhe Beogradi, duhet të lëvdohen nga dialogu”.