ARKATANA

Rama komenton aktakuzën e Gjykatës Speciale: Nuk hidhet baltë vetëm mbi Thaçin e Veselin, por mbi të gjithë Kosovën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri Edi Rama pas aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specilizuar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaci dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ka komentuar këtë aktakuzë.

Sipas Ramës, me këtë aktakuzë nuk u hodh baltë vetëm për këta të dy, por mbi të gjithë Kosovën.

“Një njoftim ku nuk është se hidhet një baltë thjesht mbi Thaçin apo Veselin e UÇK por mbi vetë Kosovën e shqiptarinë. Para përfytyroni dikë , në çdo cep të globit që jo nuk di detaje po nuk di asgjë për tragjedinë ndaj Kosovës, krijon perceptimin e një vendi mes Evropës ku falë krimeve ndaj njerëzimit është instaluar një regjim kriminal. Në atë tekst duket sikur lexon për atdheun e agresorëve, ai tekst indinjues që nuk është aktakuzë po preludë, mediatike, i një procesi që më pas vijon. Të gjithë mbetën të befasuar nga aktakuza. Drejtësia është drejtësi dhe nuk është drejtësia në vetvete dhe as kërkimi i saj nga një strukturë e miratuar me vullnetin e vetë Kosovës që ngre pikëpyetje të mëdha, por është lexim i tekstit të shpërndarë në mbarë botën për të lajmëruar një proces gjyqësor ndaj dy figurave historike të paqes në Kosovë. I ngjan një fletërrufeje të revolucionit kinez”, tha Rama.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që pritet të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

ARKATANA

Në njoftimin e kësaj zyre, thuhet se Thaçi dhe Veseli dyshohen për 100 vrasje.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shkruan Telegrafi.

Ligjvënësit e Kosovës më 3 gusht 2015 kishin miratuar themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të trajtojë vrasjet e dyshuara për periudhën e viteve 1998-2000. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.