ARKATANA

Rama: Këtë vit po e përmbyllim me ushtrinë që është pritur me shekuj

/ 2 minuta lexim
HW

Rama tha se janë duke punuar që pjesëtarët e ushtrisë të jenë në misione paqeruajtëse dhe në aktivitete të tjera.

Ministria e Mbrojtjes me anë të një konference prezantoi aktivitetet dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2019.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se gjatë këtij viti kjo Ministri ka arritur t’i realizojë të gjithë objektivat e saj.

Berisha tha se këtë vit kanë t’i realizojnë tranzicionin e Ministrisë së Mbrojtjes, emblemat, simbolet dhe flamujt e njësive.

HW

“Po ashtu pas rekrutimit të fundit që kemi pasur kemi arritur ta rrisim përqindjen e komunitetit jo shumicë, kemi arritur ta rrisim përqindjes e gjinisë femërore në FSK, 11 përqind komuniteti jo shumicë deri 10 përqind. Po ashtu FSK vazhdon që të jetë institucioni më i besueshëm më përqindje më të lartë më e theksuar”, tha Berisha.

Ai në këtë konferencë përmendi edhe bashkëpunimin me NATO-n dhe Shtetet e Baskuara të Amerikës.

Ndërsa komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama tha se po e përmbyllin një vit si ushtri e Kosovës që me shekuj është pritur. Rama tha se janë duke punuar që pjesëtarët e ushtrisë të jenë në misione paqeruajtëse dhe në aktivitete të tjera./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.