UBT

Rama: “Kam bërë të pamundurën dhe i kam bërë krenarë të gjithë shqiptarët”

/ 4 minuta lexim

Më 15 prill 2003 Milaim Rama merr pasaportën e Zvicrës. Pak më vonë ai ka zënë vend tashmë në ekipin kombëtar dhe kjo është një ngritje përrallore për të. Ose, siç e thotë vetë Rama “Një mrekulli absolute”, shkruan portali i njohur zviceran, watson.ch.

“Një ekip kombëtar zviceran pa lojtarë me rrënjë shqiptare? Vështirë e imagjinueshme. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë që të dytë, lojtarët më të rëndësishëm të ekipit. Valon Behrami kishte po ashtu këtë status ndërsa edhe Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemail kanë prejardhje shqiptare. Nga ana tjetër nuk është fare e largët koha kur për herë të parë një futbollist me rrënjë kosovare hyri të luajë për Zvicrën, transmeton albinfo.ch portalin e njohur zviceran, watson.ch.

Milaim Rama është trasuesi i rrugës, ngritja e mrekullueshme e të cilit do të kurorëzohej me shtatë pjesëmarrje në ndeshjet ndërkombëtare.

Në vitin 1993 ai vjen në Zviucër. Është 17 vjeçar dhe nuk kishte luajtur kurrë në ndonjë klub futbolli. Ekipi i tij i parë i vërtetë ka qenë FC Interlaken, me të cilin Rama fillon nga pozita më e ulët, liga e pestë. “Pastaj gjithçka shkoi shumë shpejt. Ishte pothuaj një mrekulli”, përshkruan Rama ngritjen e tij.

FC Thun interesohet për të dhe e merr sulmuesin e ri 21 vjeçar. Por në Ligën Nacionale B fryen një erë tjetër, Milaim Rama shënon fare rrallë… deri në sezonin 2001-2002 kur “i ndizet butoni”. Nën trajnerin e ri Hanspeter Latour Rama me 25 gola të shënuar e çon FC Thunin në Ligën Nacionale A. Nuk është çudi që ai është sot një ndër legjendat më të mëdha të historisë së klubit të Thiunit.

Ngritja e tij e rrufeshme vazhdon tutje, edhe në kategorinë më të lartë të futbollit. Rama shënon 20 gola, dhe vetëm Richard Nunez i kampionit GC me 27 të gola, është më i mirë se ai në këtë ligë. Për trajnerin e ekipit kombëtar Köbi Kuhn ky shënues kulminant nuk mbetet gjatë kohë i panjohur, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye Federata e Futbollit angazhohet që Rama të natyralizohet, të marrë pasaportën zvicerane. Vetëm katër muaj pas kërkesës së bërë, Milaim Rama merr pasaportën e Zvicrës ndërsa katër muajt tjerë në vijim ai do të luajë tashmë ndeshjen e parë për Zvicrën.

Uji Dea

“Unë e kisha merituar vendin në kombëtare me golat e mi”, thotë Rama sot. Faktin se ka arritur kaq shumë ai e përshkruan si “një mrekulli absolute”. “Sepse mua, në krahasim me futbollistët tjerë më mungonin dhjetë vite trajnim, shkollim në një klub futbolli. Por unë e kam bërë të pamundurën të mundur dhe i kam bërë të gjithë shqiptaret krenarë”.

Në fanellën e ekipit nacional nuk arrin të shënojë ndonjë gol. Por ai vetëm në dy ndeshje ka luajtur së paku në gjysmën e kohës ndërsa pesë ndeshjet tjera kanë qenë hyrje të shkurtëra në lojë, maksimalisht 12 minuta. Kulmin e shënojnë pesë minutat e tij në ndeshjen e Kampionatit Evropian 2004 kundër Francës, edhe pse Zvicra në momentin e hyrjes së Ramës po humbte me rezultatin 1:3, me të cilin edhe mori fund ndeshja. I hidhëruar? “Unë jam shumë mirënjohës që Köbi Kuhn më ka bërë lojtar të kombëtares”. Vetëm kaq thotë Rama.

Fat i keq për Ramën, i cili për FC Thun-in kishte shënuar mbi 100 gola, ishte mungesa e tij në ndeshjen për Ligën e Kampionëve që kishte luajtur FC Thun, transmeton albinfo.ch. Kjo për faktin se kur Thun-i si nënkampion hyn në mënyrë senzacionale në mesin e të mëdhenjve, Rama, pas një prove të bërë në ligën regjionale gjermane (Augsburg) është duke fituar bukën tashmë në FC Schaffhausen. “Unë nuk pendohem që më iku Liga e Kampionëve. Unë pendohem vetëm për një gjë: për faktin që humba nervat dhe pas vetëm një viti në Augsburg e shleva kontratën”.

Vetëm në vitin 2006 Rama kthehet në Thun, ku mbetet deri në tërheqjen e tij në vitin 2012. Sot, ish sulmuesi jeton në Kantonin Aargau ku punon në sigurime.

Rama: “Kam bërë të pamundurën dhe i kam bërë krenarë të gjithë shqiptarët”