HW

Rama i kërkon NATO-s ta ftojë Kosovën në Partneritetin për Paqe

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë sot në samitin e NATO-s në Madrid. Ai me këtë rast kërkoi që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe në NATO.

“SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”, ka shkruar Rama në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.

HW

Para fillimit të punimeve të Samitit, Rama publikoi në rrjetet sociale momente nga takimi me mikpritësin Pedro Sánchez, kryeministër i Mbretërisë së Spanjës dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Para nisjes së punimeve të seancës plenare të Samitit, kryeministri Rama u takua me presidentin e SHBA-së, Joe Biden. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.