Mobi Casa

Rama, Hillarit: Nëse quhesh Kllinton në mesin e shqiptarëve lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se vendosja e emrit të fëmijëve në mesin e shqiptarëve është speciale dhe se lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit, Kosovës.

Rama këto komente i ka bërë para ish-sekretares amerikane Hillari Kllinton gjatë pranimit të çmimit “Vital Voices Global” në New York.

“Duhet ta dini që nëse quhesh Klinton në Shqipëri, apo mes shqiptarëve, kjo është diçka shumë speciale, që lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës”, ka thënë Rama, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, Kosova është i vetmi vend që ka fëmijë me emrin Kllinton ose Billkllinton.

FIDANISHTJA

“Dhe meqë ra fjala, është i vetmi vend mbi këtë tokë, ku sot ka njerëz, djem, që e kanë emrin Kllinton, emrin, jo mbiemrin. Madje, ka edhe djem që quhen Billkllinton. Kështu e kanë thjeshtë emrin po, si të themi Billkllinton Rama”, ka shtuar ai.

Në fund, Rama ka theksuar se vendosja e emrit është bërë falë presidentit Bill Klinton, i cili ndihmoi çlirimin e Kosovës nga regjimi serb.

“Të gjithë këta djem që sot janë rritur, ishin bebe të sapolindura në kohën kur, falë Presidentit [Bill] Kllinton, Zonjës së Parë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara asokohe, ai popull u çlirua nga një regjim, i cili u përpoq ta spastronte etnikisht të gjithin”, ka përfunduar Rama. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.