Rama: FSK-ja ka pasur arritje të mëdha

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, tha se FSK-ja ka mjaft dëshmi që me misionin e tyre ju kanë dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës, raporton ‘Zëri.info’.
Këto komente ai i bëri gjatë mbledhjes që po mbahet nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje e FSK-së.
‘Në si forcë kemi dëshmi bazë në misionin që kemi, pa dallime ju kemi dalë në ndihmë qytetarëve. Jemi duke vazhduar pastrimin e fushave të minuara. Kemi qenë shumë me fat se nuk kemi pasur asnjë aknes duke e pas parasysh rrezikshmërinë që kemi pas’, theksoi Rama.
Ai po ashtu tha se nga viti i kaluar është arritur që të kenë qendër trajnimi edhe në Shqipëri dhe Maqedoni.
“Vlen të theksohet që prej vitit të kaluar kemi arritur të kemi qendër të trajnimit në Shqipërië do të kemi edhe në Maqedoni”, tha ai.
“Ne kemi pasur të arritura të jashtëzakonshme, si jashtë ashtu edhe brenda vendit Ne jemi pjesë e gjithë aktiviteteve, kemi marrë pjesë në shumë ushtrime regjionale por edhe më gjerë, performanca e FSK-së ka qenë në nivelin më të mirë të mundshëm”, tha tutje Rama.
Rama tha se nga 12 shtete kanë marrë konfirmim për pjesëmarrje në ushtrimin e tyre përfshirë edhe KFOR-i.
Ai po ashtu tha se si e arritur tjetër është bashkëpunimi me ShBA-të si në shërbim ushtarak ashtu edhe në kulturë dhe arsim.
“Në 12 shtete është konfirmuar që do të jenë pjesë e ushtrimit duke përfshirë edhe KFOR-in. Ne qe dy vite jemi pjesë e ushtrimeve të organizuar nga KFOR-i, ku tani ata do të jenë pjesë e ushtrimeve tona që do të fillojnë në maj”, tha tutje Rama.
Ndër tjera ai theksoi se pritet të rritet numri i minoriteteve në FSK ku nga 10.2 për qind pritet që numri të rritet në 12 për qind.
“Ne kemi rritur numrin e minoriteteve në 10.2% të tyre. Ndërsa, pritet që ky numër të rritet në 12 për qind. 3 serb kadet të ri kanë përfunduar akademin ushtarake në Maqedoni performanca e tyre ka qenë në nivelin më të lartë”, tha Rama./ZËRI/