ARKATANA

Rama: Evropa ka nevojë për shqiptarët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se Evropa ka nevojë për shqiptarët aq sa shqiptarët kanë nevojë për Evropën.Në emisionin “Zona B” në “Klan Kosova”, ku ishte i pranishëm edhe Hashim Thaçi, Rama ka thënë se bashkimi kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë po ndodh me mjete të shekullit XXI.

Fundamenti

“Sot, Europa ka nevojë për shqiptarët njësoj siç kanë nevojë shqiptarët për Europën. Nëse Europa e shikon Ballkanin dhe shikon zhvillimin në Ballkan si gjëra pa lidhje me fatet e saj, nëse Europa nuk arrin të kuptojë qe proceset që janë përshkallëzuar falë paqes në rajon, duhet t’i bashkëngjisë vullnetin e vet për të përshpejtuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit dhe kështu të përshpejtojë integrimin, mund vërtet që të bëhet pa dashje sponsore e nacionalizmave folklorikë. Jam i bindur se ajo që ne kemi filluar vjet në Prizren, dhe që kemi vazhduar sivjet, që në fakt është puna e çdo dite me Qeverinë e Kosovës, është rruga e një bashkimi kombëtar me mjetet e shekullit XXI, në funksion të një Bashkimi Europian, që do të jetë i plotë, do të jetë i sigurt dhe në të njëjtën kohë duhet të jetë shprehje përfundimtare e projektit të paqes për gjithë vendet e Europës”, është shprehur Rama.