Hidromorava

Rama e Thaçi: Rrini të qetë, s’do të ketë luftë të re në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në emisionin “Zona B” të Klan Kosova kanë thënë se nuk besojnë se do të ketë luftë të re në Kosovë.

I pari i Ekzekutivit të Shqipërisë ka thënë se çështja e territorit të Kosovës është mbyllur në ditën kur është firmosur pavarësia e saj.

Rama ka theksuar se muri në veriun e Kosovës nuk e sfidon realisht sovranitetin e Kosovës, duke shtuar se “muri është një shfaqje brutale e një psikologjie shumë të prapambetur që vjen nga ai makthi që dikush po i ndërton kurthin vetes”.

Mobi Casa

Në anën tjetër, edhe Thaçi ka thënë se nuk beson se mund të ketë luftë dhe se s’ka arsye për shqetësim të qytetarëve. Sipas tij, “thirrjeve për luftë ne do t’i përgjigjemi me paqe dhe thirrjeve për ndarje do t’i përgjigjemi me integrim euroatlantik”.

Thaçi ka folur edhe për trenin rus të nisur nga Serbia në drejtim të Kosovës, duke thënë se ata “që e nisën trenin, ata e kanë ndalur”.

“Ne e kemi pasë obligim ta respektojmë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Ne jemi përgjigjur me forcën e ligjit. Muri do të rrënohet dhe nuk do të ketë trazira. Muri do të rrënohet prej atyre që e kanë ndërtuar”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.