Eko Higjiena

Rama drejt Italisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Valdet Rama si duket nuk do të jetë më pjesë e kampionatit spanjoll. Mesfushori anësor i Kombëtares së Shqipërisë ka në duart e tij disa oferta nga kampionate shumë të forta evropiane, mirëpo interesimet më të mëdha vinë nga kampionati italian Serie A.

Sipas asaj që ka raportuar portali i njohur italian ‘tuttomercatoweb.com’, tri skuadra nga elita e futbollit italian janë tejet të interesuara për ta pasur lojtarin shqiptarë në radhët e veta. Genoa, Sassuolo dhe Atalana janë vënë pas 27-vjeçarit i cili e ka shkëputur kontratën me ish-skuadrën e tij Real Valladolid.

Uji Dea

Ish-anëtari i ekipit suedez, Orebro ka pasur ofertë edhe nga dy skuadra spanjolle, Deportivo La Coruna dhe Eibar, mirëpo agjenti i tij Frederico Freni i ka propozuar që të transferohet në Itali, dhe mundësitë janë që nga stinori i ri Valdetin ta shohim në njërën nga skuadrat e lartpërmendura. Gjatë kohës sa ishte në skuadrën spanjolle Real Valladolid, Rama ka zhvilluar 26 ndeshje në La Liga, duke arritur ta shënoj edhe një gol tejet të bukur në ndeshjen ndaj Athletic Bilbao.