UBT

Rama: Do të punojmë për fshirjen e fletarrestimeve

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se qeveria shqiptare dhe Qeveria e Kosovës do të angazhohen për fshirjen e fletarrestimeve të Serbisë për qytetarët e Kosovës. Këtë deklaratë i pari i qeverisë shqiptare e ka dhënë gjatë vizitës së tij në Kosovë me ç’rast ka zhvilluar takime të ndara me nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe me kryeministrin, Isa Mustafa.

Pas takimit që pati me nënkryetarin e AAK-së, Ardian Gjinin, në selinë e kësaj partie, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur falënderues për mikpritjen dhe ka thënë se shpreson që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, së shpejti të jetë në Kosovë.

“Faleminderit shumë për mikpritjen, ka qenë një moment i rëndësishëm takimi me gjithë miqtë e Aleancës, natyrisht, tema e bisedës është ajo çka unë mendoj se mbetet në rendin e ditës për të gjithë ne, domosdoshmëria për një fund ashtu siç e kërkon e drejta dhe siç e meriton Kosova, të një procesi tërësisht të tepërt për Ramush Haradinajn, por jo vetëm kaq, por edhe kemi diskutuar më gjerë për situatën në tërësi dhe për sfidat e përbashkëta”, ka thënë Rama.

Më tej, ai ka thënë se qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës angazhohen që këto fletarrestime të largohen.

“Nuk është fundi, por është fillimi i një pune të përbashkët të qeverisë sonë dhe të Kosovës, për të fshirë përfundimisht këto lista njerëzish me urdhërarreste të një kohe që i përket së shkuarës dhe që na e shfaqet hera-herës në këto forma të cilat na e kujtojnë se e shkuara është një kërcënim për ne dhe na obligon që të vazhdojmë së bashku me mjetet e paqes dhe të demokracisë që ta bëjmë të shkuarën të pakthyeshme dhe ta afrojmë sa më shumë të jetë e mundur të ardhmen të cilën e meritojnë fëmijët tanë”, ka përfunduar Rama.

Kurse, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka falënderuar kryeministrin Rama për angazhimin e tij për lirimin e Haradinajt pas arrestimit në Francë me kërkesë të Serbisë.

FIDANISHTJA

Më pas, kryeministri shqiptar ka takuar edhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, me të cilin, siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media të Komunës së Prishtinës, ka diskutuar edhe për problemet aktuale në qeverisjen qendrore, por gjithsesi edhe për tema të nivelit lokal.

“Kryetari Ahmeti theksoi se përgjatë takimit si kryetar i Komunës dhe si përfaqësues i Lëvizjes “Vetëvendosje”, e informoi z. Rama për qëndrimet rreth çështjeve me rëndësi për Kosovën, duke pasur parasysh problemet me veriun, negociatat dhe incidentet e fundit. Ai falënderoi kryeministrin Rama për këtë vizitë, duke i dëshiruar mirëseardhje edhe në takime të tjera”, thuhet në këtë komunikatë.

Në fund, Rama citohet të ketë thënë se takimet e tilla janë me interes të veçantë.

“Është gjithmonë për mua me interes të veçantë të dëgjoj pikëpamjet e Shpendit si kryetar bashkie dhe si protagonist i politikës në Kosovë. Nuk është sekrete: kam gjithmonë interes ta di se çfarë mendon “Vetëvendosje” për çdo gjë që ndodh”, citohet të ketë thënë Rama gjatë këtij takimi.

Kreu i qeverisë shqiptare gjatë vizitës së tij në Prishtinë ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.