FITORJA

Rama, BE-së: Nuk i liberalizoni vizat për Kosovën, sepse ne nuk e kemi Rusinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si edhe herë të tjera, nuk ka ngurruar t’ua thotë troç zyrtarëve të BE, se ata tregohen më të kujdesshëm me Serbinë, sepse shqiptarët nuk e kanë Rusinë.

Sipas një njoftimi për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit shqiptar, gjatë seancës së pyetje përgjigjeve në Samitin e BERZH në Londër kryeministri Edi Rama pati një shkëmbim batutash me kryeministrin e Serbisë, Aleksader Vuçiç.

ARKATANA

Ndër të tjera, kryeministri Rama tha se BE nuk po i liberalizon vizat për Kosovën, dhe Shqipërisë po i thotë se ju jeni duke ecur mirë, por ende keni për të bërë, dhe e gjithë kjo se shqiptarët nuk e kanë një vend tjetër të fortë mik, siç e ka Serbia Rusinë, transmeton lajmi.net.

“BE është më e kujdesshme ndaj tyre sesa ndaj nesh, sepse ne nuk kemi Rusinë. Kështu, ata ende nuk liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës, neve na thonë ju jeni duke ecur shumë mirë, por keni ende për të bërë. Ndërsa ai fluturon në Rusi dhe merr hapjen e negociatave”, ka thënë Rama.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.