UBT

Rama: Bashkimi kombëtar ka ndodhur

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha të premten në Kosovë se bashkimi kombëtar ka ndodhur dhe nuk është e domosdoshme të kemi edhe bashkim qeverish, pasi sipas tij, kështu si jemi, po na duhen nga gjashtë muaj për të formuar qeveri, e lëre më, të kemi qeveri të përbashkëta.

Ai në debatin e organizuar në Prishtinë, tha se kufiri aktual nuk na pengon asgjë. Sipas tij, gjithçka është e mundur vetëm duhet ndërveprimi Kosovë-Shqipëri, raporton Telegrafi.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria janë të bashkuar dhe nuk ka nevojë të bashkimit formal të qeverive.

Eco Higjiena

“Më mirë që s’kemi qeveri të përbashkët”, tha Rama, duke shtuar se kështu siç jemi po nevojiten gjashtë muaj për të formuar Qeverinë, e lëre më të shtohen, do të duhen nga një vit.

Ai tha se retorika se kush e donë më shumë bashkimin është më shumë luftë politike se përmbajtjesore.

Duke folur për raportet Kosovë-Serbi, ai tha se nuk ka serb që realisht e mendon atë kur thonë se e duan Kosovën t’u kthehet. Ai tha se këtë e thonë se duan të marrin vota, por mos mendoni se e kanë seriozisht. /Telegrafi/