Eko Higjiena

Raketë Kuvendit, s’dihen sulmuesit!

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës u qëllua me raketahedhës të enjten mbrëma. Klasa politike dhe delegacionet ndërkombëtare në Kosovë kanë dënuar ashpër sulmin. Policia thotë se kanë zbuluar dëshmi që mund të çojnë në zbardhjen e rastit, por ende nuk dihen autorët e sulmit.

Në mbrëmjen e 4 gushtit institucioni më i lartë në vend, Kuvendi, u qëllua me një raketahedhës. Megjithëse nuk pati pasoja në njerëz, më së keqi pësoi zyra ligjore në kuadër të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, e cila u dëmtua më së shumti.

FIDANISHTJA

Duke qenë se ky ishte sulmi më i rëndë që u është bërë institucioneve dhe shtetit të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, reagimet e klasës politike, por edhe të ambasadave të huaja kanë qenë shumë të ashpra. Sulmi u cilësua si sulm mbi shtetin e Kosovës dhe me veprime terroriste.

Ndërkohë që autoritetet e rendit kanë marrë të gjitha masat që kryesit dhe orkestruesit e sulmit të gjenden sa më parë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.