Eko Higjiena

Raka: Shqetësuese, grumbullimi i madh i njerëzve ende pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Mikrobiologu Lul Raka thotë se viti që lamë pas ishte i rëndë për shkak të pandemisë Covid-19.

Pavarësisht uljes së numrit të të infektuarve ditëve të fundit, ai bën thirrje për vazhdim të aplikimit të rekomandimeve parandaluese të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Një pjesë e madhe e familjeve në Kosovë nuk kanë pasur Vit të Ri. Nuk kanë festuar sepse kanë pasur dhimbje, pikëllim. I kanë humbur më të dashurit e tyre. Mbi 1 mijë familje nuk kanë festuar, në mesin e tyre edhe shumë punonjës shëndetësorë”, tha Raka.

“Në muajin dhjetor ka pasur ulje të rasteve të raportuara, të infektuara mirëpo kjo aspak nuk duhet të na krijojë vetëkënaqësi. Edhe nëse krahasohet me disa shtete të rajonit por edhe të Europës në këtë kohë Kosova është më mirë, edhe me numër të raportuar mirëpo edhe me kritere të tjera siç është vdekshmëria në 100 mijë banorë sepse standardet duhet të jenë të përafërta kur e marrim krahasimin, jo vetëm më numra absolut”, shtoi ai.

Shqetësues për Rakën janë muajt në vazhdim, sidomos në vendin tonë, kjo për shkak të zgjedhjeve të reja në vend.

FIDANISHTJA

“Element tjetër shqetësues është fakti, edhe pse zyrtarisht ende s’ka filluar fushata zgjedhore partitë kanë filluar me tubime dhe kemi parë që s’po respektohen masat parandaluese nga të gjitha partitë pa dallim. Qarkullimi i madh i njerëzve, qëndrimi në hapësira të mbyllura të gjithë këto janë faktorë të cilët e kërcënojnë sistemin shëndetësor të Kosovës me ngarkesë ashtu siç ka qenë gjatë disa periudhave të vitit të kaluar”, tha Raka për RTV Dukagjini.

Ai tha se masat aktuale kufizuese duhet të vazhdojnë.

Sipas tij situata do të ndryshojë për shkak të vaksinës, duke theksuar se s’duhet hezituar për tu vaksinuar.

“Efekte anësore të lehta, secila vaksinë që kemi marrë deri tash kemi pasur. Teoritë konspirative duhet lënë anash dhe treguar popullit se zbulim më të rëndësishëm për njerëzimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse sesa vaksina dhe uji i pastër për konsumim nuk ka. Sot kur e kemi vaksinën, rreziku më i madh është me pas vaksinën e mos me u vaksinu”, tha Raka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.