Mobi Casa

Raka për rritjen e numrit me COVID-19: Kosova mund të ketë pasoja të rënda nëse nuk zbatohen udhëzimet nga IKSHPK-ja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mikrobiologu, Lul Raka nuk ka përjashtuar mundësinë që Kosova të gjunjëzohet përballë coronavirusit, krejt kjo pasi që me heqjen e masave lehtësuese daljet e qytetarëve janë shpeshtuar.

Raka thotë se qytetarët duhet të vazhdojnë t’i zbatojnë udhëzimet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Nëse mungojnë udhëzimet e Institutit, dhe zbatimi i tyre nga popullata atëherë ekziston rreziku që Kosova të ketë pasoja të rënda”, ka thënë Raka në RTVD.

Raka, madje ka thënë se kapacitet shëndetësore për t’u përballur me Covid-19 nuk janë të kënaqshme.

Ai potencon se udhëzimet duhet respektuar patjetër, në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit.

Uji Dea

“Krahasuar me shtetet e fuqishme, ne duhet t’i kemi parasysh kapacitetet shëndetësore, pikërisht nga kjo frikë që mund të kalohen kapacitetet shëndetësore, këshillat kanë vazhduar të përsëriten dhe mirë që janë zbatuar”, ka deklaruar Raka.

Sot u konfirmuan edhe 40 raste të reja me coronavirus në vend.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë kanë rekomanduar që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve.

IKSHK apelon qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.