Uji Dea

Raka: Në verë fillon vaksinimi masiv anti-COVID, vaksinën mund ta marrin edhe ata që kanë kaluar virusin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kosova pritet që gjatë këtij muaji të furnizohet me vaksinat e para antiCOVID. Kështu kanë bërë të ditur ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria.

E lidhur me këtë, mikrobiologu Lul Raka theksoi se gjatë verës pritet të bëhet vaksinimi masiv.

“Verës fillon vaksinimi masiv, vaksinat e para sipas kontratës me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) AstraZeneca do vijnë në shkurt. 100 mijë doza menjëherë pas ardhjes do fillon vaksinimi”, tha ndër tjera Raka.

Raka tregoi edhe se a do të mund të vaksinohen edhe ata persona që kanë kaluar COVID-19. Mikrobiologu tha se personat që e kanë kaluar COVID-19 mund të vaksinohen.

ARKATANA

Ai në RTV21 tha se këta persona në fillim do e marrin vaksinën me doza të kufizuara.

“Personat që e kanë kaluar sëmundjen mund ta marrin vaksinën mirëpo në fillim dozat do të jenë të kufizuar edhe nuk do jenë në rend të parë të pritjes”, tha Raka.

Apel për respektim të masave antiCOVID-19 Raka bëri edhe gjatë kësaj bisede, si dhe tha se “nëse refuzojmë marrjen e vaksinës, COVID-19 do ta kemi më gjatë se që e kemi menduar”.

Raka gjithashtu theksoi se me rritjen e prodhimit të vaksinave do të lehtësohet furnizimi me vaksinat. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.