Eko Higjiena

Rajonipressit i urojnë ditëlindjen e parë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Agjencia Rajonale e Lajmeve Rajonipress është themeluar më 5 maj 2012 nga një grup i gazetarëve profesionist i cili synim dhe qëllim kryesor të punës së tij ekskluzivisht ka pasur që të informoj shpejt, drejtë, saktë dhe objektivisht për të gjitha zhvillimet që ndodhin në rajonin e Anamoravës. Rajonipressit tashmë i kanë arritur edhe urimet e para.Sabit Rrustemi nga Ars Club “Beqir Musliu”, e vlerëson lartë gazetarinë e shpejt, të saktë dhe objektive të këtij mediumi tashmë të quajtur edhe si ambasador i lajmit për Anamoravë.

Në urimin e Ars Club “Beqir Musliu” dedikuar ditëlindjes së Rajonipressit thuhet se ta projektosh , ndërtosh dhe, ta hapësh një Agjenci Lajmesh rajonale, do të thotë ta kesh një dritare më shumë , prej nga e sheh botën më lehtë dhe, informohesh çka po ndodh për rreth.

Natyrisht, është dhe një mund, një sakrificë po, edhe një përballje me një ambient politik e jopolitik, i cili, jo përherë është i ndërgjegjshëm me zbardhjen e sjelljeve dhe veprimeve që bën, e që bien në kundërshtim me interesin publik.

Një vit nga themelimi i këtij Agjencioni Lajmesh, përveç se krijoi një mundësi ma shumë për t’ i përcjellur zhvillimet e gjithëmbarshme këtu midis nesh e rreth nesh, natyrisht, krijoi edhe një përvojë për t’u përballur më lehtë me realitetin që shpesh na shfaqet i vrazhdë.

Mobi Casa

Duke besuar në përvojën e mëhershme të këtij Ekipi profesionistësh të fushës së gazetarisë, Agjencia Rajonale e Lajmeve – Rajonipress, e ka pasur më lehtë ta kryej misionin e saj si duhet dhe, shpresoj që këtë do ta bëj edhe në të ardhmen, duke e ruajtur dhe thelluar pavarësinë mediale, duke plasuar sa më shpejt tek ne, lajmin e parë dhe, lajmin e saktë…por edhe duke e ndjekur lajmin nga momenti në moment, prej ku zë fill e deri ku përmbyllet.

Prandaj, meqë herë pas here edhe kam bashkëpunuar me këtë Agjenci Lajmesh si dhe herë pas here kam qenë dhe vetë pjesë e lajmit, rëndom në veprimtaritë kulturore – letrare, shfrytëzoj rastin t’ ju uroj suksese të reja, mbarëvajtje të punës profesionale por, edhe të asaj financiare, në mënyrë që mjeshtëria e të bërit lajm dhe e përdorimit të informatës si dhe hulumtimit të saj, të jetë dhe të mbetet përherë në shërbim dhe interes të publikut, pa u bërë asnjëherë, ama asnjëherë, servis i politikës.

Gëzuar dhe suksese, kolegë të mi të profesionit dhe përballjeve, në krye, me zotin Musa Sabedinin. Shëndet e, Lajme të mira, të sakta e të shpejta thuhet në urimin e Sabit Rrustemit.