UBT

RajoniPress sot mbush 11 vite të punës, ndryshe model i gazetarisë profesionale

/ 7 minuta lexim

Gjilan – Portali Rajonipress sot mbush 11 vite, duke qenë model i gazetarisë profesionale, duke treguar guxim e cilësi në raportim. Është model i të bërit gazetari të guximshme, hulumtuese duke plasuar lajme të freskëta, e të verifikuara dhe që janë në dobi të zhvillimit të përgjithshëm shoqëror. Rajonipress ka ecur i vetëm dhe vertikalisht dhe nuk ka njohur asnjë presion e shantazh nga grupet kriminale ka thënë themeluesi i saj Musa Sabedini.

“Jo vetëm që jemi model dhe ndër më të mirët në rajon, por Rajonipress mbetet fuqia mediatike e cila ka shtyrë shumë procese përpara, duke mbrojtur të drejtat universale të njeriut dhe duke avancuar anën profesionale të të bërit gazetari. Ne mund të mburremi se për këto 11 vite kemi qenë shembull se si bëhet gazetaria, pa pasur përkrahje nga të tjerët dhe si zhvillohet gazetaria pa ndërhyrje dhe pa ndikime politike nga jashtë apo nga kush do qoftë” është shprehur Musa Sabedini.

Sabedini mendon se për këto 11 vite të themelimit Rajonipress ka treguar profesionalizëm, dije, guxim e cilësi në raportim. I besueshëm, objektiv, i saktë, i balancuar, i shpejt e korrekt ishin motoja jonë.

“Rajonipress u ka shërbyer atyre që ishin të pa krah dhe shtresave që kërkojnë drejtësi nga shkelësit e tyre. I pa kompromis në luftimin kundër krimit të organizuar, korrupsionit e dukurive devijante në shoqëri. Në 11 vjetorin e themelimit të Rajonipress, me të drejtë mund të mburremi me punën profesionale, punën e dobishme për Gjilanin, zhvillimet e gjithëmbarshme e mbi të gjitha Rajonipress mbeti model dhe shkollë e gazetarisë profesionale”.

Rajonipress sipas themeluesit të saj Musa Sabedini ka goditur në të gjitha fazat krimin e organizuar, korrupsionin, mafian e nëntokës, ka goditur ata që kanë dëmtuar buxhetin e taksapaguesve dhe mbi të gjitha rajonipress u dha zë atyre që nuk e kishin këtë mundësi, pra qytetarëve e lexuesve të shumtë të saj.

Sabedini kujton momentet e para të themelimit të Rajonipress. “Isha operuar në Zagreb në nëntor të vitit 2011 dhe ndodhesha i shtrirë për disa muaj në shtrat. Gazetat po e humbnin kuptimin dhe dilnin në treg sa për sy e faqe. Orientimi ishte tek media online dhe pa hezituar e kam nisur idenë e projektimit dhe të themelimit të portalit Rajonipress. Kështu edhe ndodhi. E filluam punën me shumë dashuri, përkushtim, përgjegjësi e disiplinë profesionale për të arritur këtu ku jemi sot” shprehet Sabedini.

“Më 5 maj 2012 e nisëm punën në portalin Rajonipress. Një fushë e re, me një teknologji më ndryshe dhe me një angazhim tejet më sfidues. Por dëshira e vullneti i madh e para së gjithash përvoja e mirë dhe e madhe në gazetari, bëri që Rajonipress të identifikohet shpejt për lexuesit kudo që ndodheshin ata”shprehet Musa Sabedini themelues i Agjencisë Rajonale të Lajmeve Rajonipress.

“Duke punuar me zell e përkushtim dhe duke qenë gjithmonë në shërbim të lexuesit të vëmendshëm Rajonipress shumë shpejt u cilësua si një medium serioz, i përkushtuar dhe shumë profesional, që arriti të informojë në çdo kohë për të gjitha zhvillimet në Anamoravë e më gjerë”.

Sabedini tha se sot për ne është një ditë e veçantë sepse po shënojmë ditëlindjen e 11-të të Rajonipress i cili më 5 maj 2012 startojë punën duke arritur shumë shpejt të bëhet një lajmëtar origjinal, i shpejt, korrekt dhe mbi të gjitha të bëhet një ambasador i lajmit të vërtet dhe kredibil.

Agjencia e Lajmeve Rajonale Rajonipress ka mbushur 11 vite të themelimit të punës dhe suksesit të saj që ka treguar gjatë kësaj kohe. Dhe ky sukses dhe ky përvjetor i dedikohet në radhë të parë lexuesve të shumtë, bashkëpunëtorëve, gazetarëve tanë etj.

KKGJILAN

“Njëmbëdhjetë vite kaluan shpejt dhe bashkë me këtë edhe rajonipress kaloj nëpër sfida e etapa të rëndësishme. Si agjenci e lajmeve, ne jemi përpjekur që të jemi në shërbim të lexuesit tonë, jemi përpjekur që të bëjmë punën tonë në mënyrë shumë profesionale e të përgjegjshme. Rajonipress nuk është rastësisht, gati portali më i cituar në nivel vendi. Këtë e kemi arritur me punë, përkushtim dhe mbi të gjitha e kemi arritur duke ofruar lajme, ngjarje, zhvillime e tema që dallojnë dhe janë larg prej të tjerëve” ka thënë Sabedini.

Sabedini ka shtuar se me përgjegjësi profesionale mund të them se rajonipress është krijuar ekskluzivisht për ta informuar shpejt, drejtë, saktë dhe objektivisht rajonin e Anamoravës.

Rajonipress gjithashtu ka sjellur lajme të shpejta edhe nga Kosova Lindore duke përfshirë këtu Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

“Jemi i vetmi portal në Kosovë që rubrikë të veçantë e kemi diasporën dhe kjo na ka mundësuar që shumë mërgimtarë të komunikojnë më lehtë dhe më shpejt me vendlindjet e tyre. Agjencia Rajonale e Lajmeve Rajonipress kriter të parë ka pasur informimin e qytetarëve të Gjilani, Kamenicës, Vitisë dhe Artanës, duke filluar nga jeta e rëndomtë, shtresat sociale, zhvillimet politike, opinionet e njerëzve me ndikim dhe dobiprurës për rajonin, intervista nga më të ndryshmet të njerëzve që kanë krijuar elemente pozitive për rajonin e Anamoravës” ka thënë pos tjerash Sabedini.

Sipas Sabedinit, Rajonipress ka sjellur dhe ofruar informacione për jetën e qytetarit të rëndomtë. Rajonipress ka goditur dhe do të godas të gjitha ngjyrat e krimit politik dhe ekonomik dhe ka qenë vrojtues i shkeljeve që bëhen nga institucionet publike, duke filluar nga pushteti lokal, gjykatat, policia, prokuroritë dhe kategoritë e tjera institucionale. Lufta kundër korrupsionit, trafikimit të qenieve njerëzore, prostitucionit, krimit të organizuar, ngacmimeve seksuale në vendet e punës, heshtja e dukurive negative, kanë qenë prioritet i veçantë i Rajonipress.

Rajonipress ka qenë syri dhe veshi i çdo gjëje që ka ndodhur në Anamoravë duke sjellur freskinë e lajmit të shpejt. Jo rastësisht na kanë quajtur si ambasador i lajmit për Anamoravë. “Dhe mbi të gjitha më lejoni t`i falënderoj për bashkëpunim të gjithë lexuesit tanë kudo që ndodhen në diasporë, në trevat shqiptare. Falënderim të përzemërt të gjithë atyre bashkëpunëtorëve e gazetarëve nga tereni që na shkruajnë e na sugjerojnë për tema të ndryshme” ka thënë Sabedini.

Sabedini ka thënë se gjatë këtyre viteve ka pasur mjaft kërcënime nga grupet mafioze dhe klanet e nëntokës, por nuk jemi dorëzuar dhe as që jemi frikësuar ndonjëherë. “Kërcënimet e natyrave të ndryshme vetëm sa na kanë bërë më të fortë dhe më aktiv” ka thënë Sabedini.

Rajonipress nga zemra falënderon të gjithë bashkëpunëtorët e sinqertë e të respektuar që për këto vite kanë dërguar lajme, kronika, reportazhe, botime krijuese, ngjarje sportive e kulturore tek ne. Ne mbesim edhe më tutje forca e bashkëpunimit dhe partneritetit me lexuesit korrekt dhe ata që duan të jen të pranishëm në portalin tonë. /rajonipress/