Fundamenti

Rajonipress ec tutje…

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në shënimin e një vjetorit të themelimit të Agjencisë Rajonale të Lajmeve Rajonipress kanë marrë pjesë gazetarë, publicist, krijues, politikanë, përfaqësues nga diaspora e Kosova Lindore. Rajonipress u cilësua si një medium serioz, i përkushtuar dhe shumë profesional që ka arritur të informojë në çdo kohë për të gjitha zhvillimet në Anamoravë e më gjerë.

Agjencia e Lajmeve Rajonale Rajonipress këtë të diel ka mbushur një vit të themelimit të punës dhe suksesit të saj që ka treguar gjatë kësaj kohe. Në mënyrë solemne këtë përvjetor rajonipress e ka shënuar së bashku me bashkëpunëtorët, gazetarët lokal e qendror, gazetarët nga diaspora, përfaqësues të jetës politike e institucionale etj.

Themeluesi i Rajonipress Musa Sabedini ka thënë se sot për ne është një ditë e veçantë sepse po shënojmë ditëlindjen e rajonipress i cili më 5 maj 2012 startojë punën duke arritur shumë shpejt të bëhet një lajmëtar origjinal, i shpejt, korrekt dhe mbi të gjitha të bëhet një ambasador i lajmit të vërtet dhe kredibil.

“Një vit kaloj shpejt dhe bashkë me këtë edhe rajonipress kaloj nëpër sfida e etapa të rëndësishme. Si agjenci e lajmeve ne jemi përpjekur që të jemi në shërbim të lexuesit tonë, jemi përpjekur që të bëjmë punën tonë në mënyrë shumë profesionale e të përgjegjshme. Rajonipress nuk është rastësisht gati portali më i cituar në nivel vendi. Këtë e kemi arritur me punë, përkushtim dhe mbi të gjitha e kemi arritur duke ofruar lajme, ngjarje, zhvillime e tema që dallojnë dhe janë larg prej të tjerëve.” Ka thënë Sabedini.

Sabedini ka shtuar se me përgjegjësi profesionale mund të them se rajonipress është krijuar ekskluzivisht për ta informuar shpejt, drejtë, saktë dhe objektivisht rajonin e Anamoravës . Rajonipress gjithashtu ka sjellur lajme të shpejta edhe nga Kosova Lindore duke përfshirë këtu Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

“Jemi i vetmi portal në Kosovë që rubrikë të veçantë e kemi diasporën dhe kjo na ka mundësuar që shumë mërgimtarë të komunikojnë më lehtë dhe më shpejt me vendlindjet e tyre. Agjencia Rajonale e Lajmeve Rajonipress kriter të parë ka pasur informimin e qytetarëve të Gjilanit, duke filluar nga jeta e rëndomtë, shtresat sociale, zhvillimet politike, opinionet e njerëzve me ndikim dhe dobiprurës për rajonin, intervista nga më të ndryshmet të njerëzve që kanë krijuar elemente pozitive për rajonin e Anamoravës” ka thënë pos tjerash Sabedini.

Sipas Sabedinit , Rajonipress ka sjellur dhe ofruar informacione për jetën e qytetarit të rëndomtë. Rajonipress ka goditur dhe do të godas të gjitha ngjyrat e krimit politik dhe ekonomik dhe ka qenë vrojtues i shkeljeve që bëhen nga institucionet publike, duke filluar nga pushteti lokal, gjykatat, policia, prokuroritë dhe kategoritë e tjera institucionale.

Lufta kundër korrupsionit, trafikimit të qenieve njerëzore, prostitucionit, krimit të organizuar, ngacmimeve seksuale në vendet e punës, heshtja e dukurive negative, kanë qenë prioritet i veçantë i Rajonipress.

Rajonipress ka qenë syri dhe veshi i çdo gjëje që ka ndodhur në Anamoravë duke sjellur freskinë e lajmit të shpejt. Jo rastësisht na kanë quajtur si ambasador i lajmit për Anamoravë. Dhe mbi të gjitha më lejoni t`i falënderoj për bashkëpunim të gjithë lexuesit tanë kudo që ndodhen në diasporë, në trevat shqiptare. Falënderim të përzemërt të gjithë atyre bashkëpunëtorëve e gazetarëve nga tereni që na shkruajnë e na sugjerojnë për tema të ndryshme ka thënë Sabedini.

UBT

Në këtë përvjetor kanë marrë pjesë edhe gazetarë e përfaqësues të shoqërisë civile. Ismet Rashiti gazetar ka thënë se rajonipress tashmë është një dritare tejet e lexuar dhe e klikuar edhe nga diaspora.

Xhevdet Kallaba nga albinfo tha se rajonipress nuk është më vetëm rajonal sepse i ka tejkaluar të gjithë kufij rajonal. “Rajonipress është magje dhe bukë për shumë mërgimtarë që çdo ditë e përcjellin dhe e klikojnë atë” tha Kallaba.

Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit tha se rajonipress e ka ngjallur jetën debatuese në Anamoravë. “Është një medium serioz dhe shumë i përgjegjshëm dhe që shpejt ka arritur të jetë në funksion të lajmit të shpejt. Neve shpesh na kritikojnë si pjesë e politikës, por rajonipress vërtet e kryen me dinjitet misionin e saj” tha Mustafa.

Ahmet Isufi deputet në Parlamentin e Kosovës tha se tashmë rajonipress është bërë pjesë e çdo familje nga Anamorava. “Është një portal që synim e ka lajmin e mirë e të shpejt dhe ka arritur me sukses të plasoj të gjitha informacionet e mirë për Anamoravën”.

Avni Rudaku sociolog dhe njohës i mirë e medieve tha se rajonipress është adresë e zhvillimeve në Anamoravë. “Demokracia kudo në botë nuk mund të zhvillohet pa mediet e mira e profesionale. Rajonipress bindshëm e ka ruajtur këtë mision” tha Rudaku.

Flamur Hyseni profesor universitar tha se përgjatë këtij viti, rajonipress u bë pikë referuese dhe interesimi për të marrë informatën për ngjarjet ditore politike dhe lajme tjera , u bë shprehi e përcjelljes së lajmit të shpejtë, u bë pikë referuese e pasqyrimit të punës dhe jetës politiko – sociale në Gjilan dhe rajonin e Anamoraves.

Hyseni tha se Rajonipress u dëshmua me ofrim të alternatives për të marrë lajmin nga zhvillimet politiko – sociale rajonale dhe shpeshherë edhe qendrore, prandaj me këtë u bë si pikë referuese e dëgjuesit dhe lexuesit të lajmit dhe tanimë ka krijuar përfundimisht alternativën për të marrë lajmin e shpejtë.

“Si Agjenci e lajmeve telegrafike, rajonipress e dëshmoi se mund të krijoi një performance mediale të pranueshme duke qenë aktual në lajme dhe përcjellje të ngjarjeve brenda 24 orëve pa u vjetërsuar lajmi” tha Hyseni.

Këtë përvjetor r kanë uruar e përgëzuar edhe Shaban Terziu, Asdren Agushi, Nexhat Buzuku, Demir Krasniqi, Saranda Bllaca, e shumë personalitete tjera të pranishëm./rajonipress/