GRANDEMALL

Rahimaj: Viti 2023 ishte vit i Kamenicës

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Fundi i vitit 2023 e gjeti Komunën e Kamenicës me projekte të cilat prekin investime milionëshe. Projekte në infrastrukturë, shëndetësi, arsim, ekonomi, bujqësi, kulturë, rini dhe sport, u prezantuan në diskutimin publik për vitin 2023 të mbajtur nga Kadri Rahimaj.

Të pranishëm në këtë diskutim ishin Drejtorë të Drejtorive Komunale, mysafirë si Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, deputetja Arta Bajralia, si dhe qytetarë e përfaqësues të OJQ-ve dhe medieve.

I pari i komunës duke falënderuar të pranishmit për prezencën e tyre, hapi këtë diskutim duke e nisur me llogaridhëniet për premtimet e dhëna.
“Çka kemi bo për 2 vite? E kemi quajtur këtë diskutim kështu për të prezantuar të gjitha punët tona të cilat i kemi realizuar përgjatë dy viteve që kur morëm mandatin. Premtimet e dhëna për rregullimin e mirëqenies së qytetarëve tanë kanë arritur duke realizuar projekte në shëndetësi, infrastrukturë, kulturë, rini dhe sport, arsim, ekonomi, bujqësi. Me këto investime e kemi dëshmuar që çdo projekt i realizuar ka vetëm një qëllim, qytetarin dhe vetëm qytetarin, ku mbi këtë parim kemi marr mandatin”, ka thënë Rahimaj.

Rahimaj e vazhdoi diskutimin e tij duke prezantuar në detaje investimet e bëra në fushat e cekura.
“Në Shëndetësi kemi arritur të sigurojmë mamografin dhe rentgenin, janë dhënë ndihma momentale, është bërë renovimi i AMF-ve në Topanicë dhe Busavatë.
Në Infrastrukturë kemi ndërtuar trotuare, asfaltim të 20 rrugëve lokale, ridizajnim të qendrës së qytetit, rrugë në bashkëpunim me Ministrinë, ndërtim dhe kyçje në rrjetin e ujësjellësit, parking i gjelbër, dy puse të reja për shtimin e kapaciteteve për ujë të pijes, kanalizim i ujërave të zeza, rregullim të shtratit të lumit në Hogosht.

Në Kulturë, Rini dhe Sport kemi nënshkruar projektin për ndërtimin e stadiumit të atletikës, stadium sintetik i ‘KF. KIKA’, stadium kryesor i Hogoshtit, renovimi i tri aseteve të Trashëgimisë Kulturore, subvencionimi i klubeve sportive dhe OJQ-ve.

Mobi Casa

Në Arsim kemi nënshkruar projektin për ndërtimin e shkollës “Fan Noli”, rinovimi i dy shkollave të mesme, çerdhe e re, palestra e sporteve, rinovim i shkollës “Skëndërbeu”, rinovim i çerdhes ‘Filizat’, smart TV në secilën klasë, invetime në kabinete, bursat me vlerën më të madhe ndonjëherë.

Në Ekonomi kemi nënshkruar marrëveshjen për projektin më të madh turistik “Lugu i Verdhë”, Zip line, parku teknologjik, parku i aventurave, grante për bizneset, praktikë me pagesë për të rinjtë, shenjëzim i shtigjeve malore.

Në bujqësi është bërë inventarizimi i tokave, penda për sistemin e ujitjes, subvencionim i farës së grurit, subvencionim i qumshtit, mekanizëm bujqësor bazuar në kërkesë”, është shprehur Rahimaj.
Ndër të tjera Rahimaj në këtë diskutim ka thënë se si qeverisje për të lehtësuar edhe më shumë jetën e qytetarëve kanë bërë edhe punë të tjera siç janë:

  • Barna falas për pensionistët;
  • Rekrutimi i pediatrit, gjinekologut, radiologut, urologut;
  • Sigurimi i donacionit të ultrazërit 4D;
  • Organizimi i festivalit Kamenica Summer Fest;
  • Funksionalizimi i KVRL-së;
  • Funksionalizimi i teatrit dhe shfaqjeve filmike;
  • Vendi i tretë në Kosovë për transparencë komunale;
  • Funksionalizimi i Këshillave Lokale;
  • Linjë e gjelbër për diasporë;
  • Digjitalizimi i sistemit arsimor;
  • Ushqim i shëndetshëm në çerdhe;
  • Vizita sistematike të nxënësve;
  • Themelimi i Qendrës së Karrierës;
  • Lodra të reja në çerdhe;
  • Rritje e buxhtit në të gjitha fushat;
  • Rinovimi i ndërtesave shumë-banesore;
  • Letra e bardhë për investime;
  • Rregullore e re për taksa;
  • Themelimi i ndërmarrjes publike ‘Dardana’.

Pas prezantimit të punëve të bëra, i pari i komunës hapi debatin për pyetje dhe diskutim nga të pranishmit.

Ndërsa ky diskutim u përmbyll me premtimin se vitet në vazhdim e presin Kamenicën me investime edhe më të mëdha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.