Rahimaj takon gratë përfituese të trajnimit profesional

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur në takim gratë të cilat kanë qenë përfituese të trajnimit profesional në kuadër të bashkëpunimit të Komunës me ARBK-në.
Ky trajnim në fushën e gastronomisë është mbajtur në Qendrën për Aftësim Profesional.
Ide të reja për biznes e mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit ishin vetëm disa nga temat e diskutuara./rajonipress/