Hidromorava

Rahimaj prezantoi punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari Kadri Rahimaj ka mbajtur sot Takimin Publik me qytetarë, ku ka prezantuar punën dhe aktivitetet e realizuara gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Në këtë takim morën pjesë qytetarë, zyrtar komunal, të cilët u informuan për investimet, projektet dhe aktivitetet e realizuara në sektorë të ndryshëm.

Në fjalën e tij, Rahimaj theksoi se gjashtëmujori i parë i vitit është karakterizuar nga investime të rëndësishme në arsim, infrastrukturë, shëndetësi, zhvillim ekonomik, mirëqenie, rend dhe rregull, si dhe në përfaqësimin e Komunës në aktivitete ndërkombëtare.

Në sektorin e arsimit u veçuan shpërblimi i 24 maturantëve më të mirë me udhëtimin Euro Trip, organizimi i ceremonisë së diplomimit për rreth 200 maturantë, pasurimi i bibliotekave shkollore me 6,750 lektyra dhe romane, inaugurimi i këndit të leximit dhe kabinetit të logopedisë në ShFMU “Sadri Misini”, organizimi për herë të parë i Kupës së Anamoravës në Matematikë, si dhe përgatitjet për zbatimin e mësimit tërëditor.

Në infrastrukturë u prezantuan investimet në rehabilitimin dhe ndërtimin e rrugëve rajonale e lokale, përfshirë rrugën Kolloleq–Dajkoc–Muçivërc, projektin Shipashnicë–Desivojcë, rrugët kufitare, ndërtimin e rrugës qarkore në lagjen “Malësia”, asfaltimin e dhjetëra rrugëve lokale në qytet dhe fshatra, si dhe vazhdimin e punimeve në shtratin e lumit Astrit.

Në sektorin e shëndetësisë u prezantua dhurimi i një autoambulance të re për QKMF-në në Kamenicë.

Sa i përket zhvillimit ekonomik, u prezantuan rezultatet e ndërmarrjes publike lokale “Dardana”, mbështetja financiare për bizneset, subvencionet për kulturë, rini dhe sport, zhvillimi i Parkut të Aventurave, masterplani për Bahçen e Kamenicës, procesi i rindërtimit të kadastrit, skema e kompostimit, ndërtimi i View Point-eve, si dhe çmimi që Komuna e Kamenicës ka fituar për digjitalizim dhe përdorimin e e-shërbimeve.

FIDANISHTJA

Në fushën e rendit dhe rregullit u prezantuan aksionet e realizuara në bashkëpunim me institucionet e sigurisë kundër strukturave paralele, puna e Inspektoratit Komunal dhe ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike në qytet.

Në sektorin e mirëqenies u prezantuan investimet në përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit për lagjen “Iliria” dhe fshatin Berivojcë, shpërndarja e 122 pakove “Baby Box” për familjet me foshnja të porsalindura, si dhe vendosja e lodrave të reja në disa parqe të komunës.

Gjatë prezantimit u theksua edhe përfaqësimi i Komunës së Kamenicës në Konferencën e Biomasës së Evropës Qendrore (CEBC 2026), ku u prezantuan përvojat dhe projektet komunale në fushën e energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në fund të takimit, Rahimaj falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe diskutimin, duke ritheksuar përkushtimin e Komunës për transparencë, bashkëpunim me qytetarët dhe vazhdimin e realizimit të projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës në Komunën e Kamenicës, ndërsa për më gjerësisht do të përgatitet raport i detajuar me pyetje dhe përgjigje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.