UBT

Rahimaj pret në takim zyrtarin e OSBE-së Igli Totozani

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim Drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan Igli Totozani me përfaqësues të tjerë të OSBE-së Faruk Dërmaku, Ryan Scherba dhe Vjosa Emini.

Drejtori Totozani ka uruar Rahimajn për rizgjedhjen e tij si Kryetar, si dhe ka sjellur edhe letrën e dërguar nga Ambasadori i OSBE-së në Kosovë Gerard McGurk për Kryetarin Rahimaj për rizgjedhjen e tij.

Ata kanë diskutuar për bashkëpunimin që Komuna e Kamenicës ka pasur me Misionin e OSBE-së në Kosovë, bashkëpunim ky për të cilin të dyja palët janë dakorduar se do të vazhdojë.

Drejtori Totozani ka vlerësuar lartë Rahimajn si dhe kontributin që ai ka dhënë për përfaqësim gjinor dhe etnik në përfaqësimin politik komunal.

Ai gjithashtu ka vlerësuar kontributin e legjislaturës së kaluar komunale si dhe pret punë dhe angazhim edhe nga përbërja e re e Kuvendit Komunal të Kamenicës.

ARKATANA

Drejtori Totozani ka kërkuar që angazhimi i Rahimajt të vazhdojë në raport me instancat komunale si KKSB e Mekanizmi Koordinues kundër Dhunës në Familje, që përqafojnë vlera mbi të cilat OSBE thirret.

Në të njëjtën kohë Drejtori Totozani ka vlerësuar lartë mbështetjen komunale për kategori të ndryshme nga komunitetet si dhe ka kërkuar që kjo politikë të vazhdojë.

Rahimaj ka prezantuar disa nga zotimet për këtë mandat qeverisës, gjithnjë me fokus në përfaqësimin gjithëpërfshirës të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kamenicë.

Ai gjithashtu është zotuar për formimin e Këshillit Rinor Lokal në bazë të parametrave të Ligjit të ri për Rini, duke pasur mbështetjen e plotë nga OSBE si organizatë me përvojë në këtë drejtim.

Kujtojmë se bashkëpunimi mes Komunës së Kamenicës dhe OSBE-së ka histori të gjatë, e mbi të gjitha shumë projekte mbi të mirën e përgjithshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.