Fundamenti

Rahimaj pret në takim zv.Ministrin e MZHR-së

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me ekipin e tij ka pritur sot në takim zv.Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku.

Ata kanë diskutuar rreth bashkëpunimit aktual për parkun e teknologjisë si dhe kanë parë mundësitë e bashkëpunimeve të tjera në fusha të ndryshme.

Uji Dea

Bashkë gjithashtu kanë vizituar edhe Parkun Teknologjik i cili është në fazën përfundimtare të tij./rajonipress/