ARKATANA

Rahimaj pret në takim përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me ekipin e tij, kanë pritur sot në takim Përfaqësuesin Special dhe Udhëheqësin e Zyrës së Bashkimit Europian për Kosovë, Ambasadorin Tomáš Szunyog dhe Udhëheqësin e Zyrës për Bashkëpunim në kuadër të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë Johannes Stenbaek Madsen.

Ata kanë diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim në të ardhmen, ku Rahimaj ka prezantuar potencialin e madh për zhvillim që ka Komuna e Kamenicës si dhe bashkëjetesën e pashembullt mes komuniteteve që jetojnë në Kamenicë.

Ambasadori Szunyog është shprehur falënderues për pritjen si dhe ka përshëndetur faktin e jetesës së qetë dhe nivelin e lartë të sigurisë që ka Kamenica.

Eco Higjiena

Ata nuk kanë lënë pa përmendur edhe programet kryesore në të cilat Bashkimi Europian ka rolin kryesor, duke mos harruar edhe qasjen e Komunës së Kamenicës në raport me këto programe si dhe mundësitë e radhës për bashkëpunim.

Në kuadër të kësaj vizite ata kanë vizituar edhe sheshin e qytetit si dhe bizneset “Fungo FF” dhe “Liostep”, biznese këto të cilat janë financuar e ndihmuar nga Bashkimi Europian.

Kujtojmë se vizita të tilla të këtij kalibri, janë gjithnjë e më shumë duke u shtuar në Komunën e Kamenicës./rajonipress/