Uji Dea

Rahimaj pret në takim Ministrin Krasniqi dhe Erden Atiq

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Urbanizmit, Uran Berisha, dhe zyrtaren nga Zyra për Investime dhe Mbështetje, Vjollca Kryeziu, kanë pritur në takim Ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së bashku me Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe zyrtarë të tjerë.

Në këtë takim është diskutuar për mbështetjen e dhënë nga MAPL për Komunën e Kamenicës lidhur me realizimin e disa projekteve.

I pari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka falënderuar Ministrin Krasniqi për mbështetjen e dhënë dhe ka shpalosur punimet që janë bërë në realizimin e projekteve të financuara nga MAPL.
“Me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal kemi bashkëpunim shumë të mirë. Na ka përkrahur në dy projekte si ‘Lugu i Verdhë’ dhe ‘Parkingu i Gjelbër’. Tek projekti i parë janë përfunduar shumica e punëve duke realizuar vitin e kaluar edhe ‘Zip Line’, aktivitet ky i cili ka mbledhur shumë të interesuar. Poashtu jemi në proces t’i nisim punët edhe për ‘Parkun e Aventuravë’ në këtë pjesë, që do ta bëjë një vend mjaft rekreativ, si dhe do të bëhet shtegu i çiklistëve. Ndërsa projekti ‘Parkingu i Gjelbër’, është duke ecur mjaft mirë. Do të krijohen vendparkingje për qytetarë, do të ketë edhe hapësira të gjelbërta dhe një kënd për fëmijë. Pra është projekt që lehtëson jetën e banorëve në këtë pjesë”, është shprehur Rahimaj.

Mobi Casa

Rahimaj në këtë takim ka përmendur edhe aplikimin që është bërë në këtë Ministri për të marr mbështetje lidhur me rregullimin e trotuarit në fshatin Ruboc, fshat ky në të cilin jetojnë qytetarë nga komuniteti serb, shqiptar dhe të tjerë.

Në anën tjetër Ministri Krasniqi pa nga afër punimet e realizuara të projekteve në fjalë, ku sugjeroi që tek projekti ‘Lugu i Verdhë”, të merret modeli i krijimit të ‘Via Ferratës’, pasi që do të mblidhte shumë vizitorë.

Rahimaj së bashku me Ministrin Krasniqi dhe Kryetarin Atiq, vizituan disa nga punimet e këtyre projekteve edhe në teren./rajonipress/