Eko Higjiena

Rahimaj pret në takim bartësit e aktivitetit të USAID-it Kontrata Sociale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, kanë pritur në takim, bartësit e aktivitetit të USAID-it Kontrata Sociale, Rozafa Ukimeraj, Vjendita Avdiu Musliu, Visar Zekaj, Driton Hoxha.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me aktivitetin Kontrata Sociale, ku Komuna e Kamenicës do të jetë pjesë e këtij projekti, në mënyrë që qytetarët të përfshihen sa më shumë në procesin e vendimmarrjes.

I pari i komunës ka falënderuar të pranishmit për angazhimin e tyre, duke thënë se idetë e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes janë tejet të rëndësishme.
“Çdo vendim që marrim ka pikësynim jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Është prioritet i yni që qytetari t’i prezantoj idetë për projektet që ai mendon se janë të rëndësishme për lagjen apo edhe qytetin në tërësi. Mirëpo, është edhe më e rëndësishme që qytetari të jetë edhe pjesë e procesit të vendimmarrjes, ku ato ide të cilat i prezanton të realizohen. Andaj për këtë jemi duke menduar që aktiviteti i Kontratës Sociale është më i duhuri që qytetarët t’i përfshijë në këtë proces”, ka thënë Rahimaj.

Mobi Casa

Edhe Drejtoresha Burbuqe Leka theksoi se Kontrata Sociale është një projekt i rëndësishëm për Komunën e Kamenicës, pasi që sipas saj qytetarët e kanë më të lehtë përfshirjen në procesin e vendimmarrjes.

Në anën tjetër bartësit e aktivitetit të USAID-it Kontrata Sociale, në këtë takim prezantuan vlerësimin për pjesëmarrje të qytetareve për Komunën e Kamenicës dhe hapat që do të ndërmerren për këtë aktivitet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.