Eko Higjiena

Rahimaj pret në takim Agron Rukiqin, identifikojnë disa hapa të përbashkët

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës, Agron Rukiqi, Komandantin e Stacionit Policor në Kamenicë, Basri Shkodra, si dhe pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit të deritanishëm mes Komunës së Kamenicës dhe Policisë së Kosovës, i cili u vlerësua si shumë i mirë dhe efektiv.

Ata theksuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi dhe identifikuan disa hapa të përbashkët që do të ndërmerren për ta thelluar edhe më tej.

Mobi Casa

Rahimaj vlerësoi lartë punën e Stacionit Policor në Kamenicë, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të policisë në rritjen dhe mbarëvajtjen e sigurisë së qytetarëve.

“Bashkëpunimi i ngushtë mes Policisë së Kosovës dhe Komunës së Kamenicës është thelbësor për sigurinë, qetësinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Ky partneritet ndihmon në parandalimin e veprave penale, në rritjen e ndjenjës së sigurisë në komunitet dhe në zgjidhjen e problemeve përmes bashkërendimit të veprimeve,” u shpreh Rahimaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.