Rahimaj pjesë e diskutimit: “Fuqizimi i bashkëpunimit ndër-institucional në promovimin e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Koordinatoren e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, dhe Drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, Rifat Hajdari, kanë marrë pjesë në tryezën e diskutimit me temë: “Fuqizimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në promovimin e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë”, e organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit në mbështetje të OSBE-së.

Në këtë tryezë, Avokati i Popullit Naim Qelaj, theksoi rolin dhe rëndësinë e Institucionit të Avokatit të Popullit, me theks të veçantë zbatimin e rekomandimeve të këtij institucioni ku sipas tij ende nuk janë në nivel të kënaqshëm.

Uji Dea

Përfaqësuesit e komunave dhanë propozime konkrete në drejtim të gjetjes së mënyrës së duhur për zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, dhe kushtëzimin e zbatimit të tyre me përfitime të granteve buxhetore.

Çështje të tjera të cilat u ngritën nga të pranishmit ishin: zbatimi i Ligjit për Barazi Gjinore, respektimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, problemi i qytetarëve të Luginës së Preshevës me mungesën e dokumenteve të identifikimit dhe mos fitimin e shtetësisë, dhe të drejtave të tjera për shkak të mungesës së dokumenteve të identifikimit./rajonipress/