HW

Rahimaj: Përmbyllja me sukses e procesit të regjistrimit të popullsisë na orienton në rrugën e drejt për politikbërje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë së bashku me Përfaqësues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, kanë mbajtur takim publik lidhur me fillimin e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, njëherësh kryetar i Komisionit Komunal për Regjistrim të Popullsisë, ka thënë se ky proces është shumë i rëndësishëm që të përmbyllet me sukses.
“Ne si komuna kemi një rol tejet të rëndësishëm në këtë proces, andaj lidhur me këtë edhe kemi formuar Komisionin Komunal për Regjistrim të Popullsisë, ku ky komision do të përkujdeset me kompetencat që ka lidhur me këtë proces. Regjistrimi i popullsisë na pasuron jo vetëm në nivel lokal por edhe në nivel qendror, kjo pasi që mungesa e të dhënave na keq-orienton në një rrugë apo politikë që duam ta bëjmë, andaj përmbyllja e këtij procesi siç duhet na orienton në rrugën e drejt për politikbërje”, ka thënë Rahimaj.

Mobi Casa

Përfaqësuesi i ASK-së, Azem Avdyli në këtë takim theksoi se është tejet e rëndësishme të koordinohet bashkëpunimi mes ASK-së dhe Komunës.
Sipas tij këtë vit në fillimin e procesit të regjistrimit janë disa ndryshime.
“Dallimi i parë është që regjistrimi në 2011 është bërë në letër, ndërsa tani bëhet me tablet. Poashtu në të kaluarën kemi pasur problem për të dhënat e bashkatdhetarëve ndërsa tani janë shtuar edhe dy pyetësorë, ai për regjistrim të bashkatdhetarëve si dhe pyetësori për mbledhjen e të dhënave për dëmet e luftës”, ka thënë ai duke shtuar se Komisioni Komunal do të ketë angazhim edhe në terren.

Ndër të tjera në këtë takim nga të pranishmit u kërkua të dihet ndonjë datë se kur do të filloj ky proces, mirëpo nga përgjigja e anëtarëve të ASK-së u tha se janë duke u bërë përgatitjet e fundit për fillimin e këtij procesi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.