RCCOLA

Rahimaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me UNDP-në për praktikë profesionale me pagesë për të rinjtë

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me UNDP-në për projektin për praktikë profesionale me pagesë për të rinjtë.

Mobi Casa

I pari i Kamenicës ka thënë se 10 të rinj do të fillojnë praktikën me pagesë në fushën e IT-së, ndërsa 12 të tjerë do të fillojnë praktikën profesionale me pagesë në institucione dhe në sektorin privat.
“Në fushatë kemi premtuar, çdo ditë po i realizojmë
Ne jemi këtu për të rinjtë, që të rikthehet shpresa e humbur. Hapja e mundësive për ta, nisja e karrierës dhe suksesi i tyre, për mua janë mision si shërbyes i qytetarëve.
– 10 të rinj do ta fillojnë praktikën me pagesë në fushën e IT-së.
– 12 të rinj të tjerë, do ta fillojnë praktikën profesionale me pagesë në institucione dhe në sektorin privat.
Falënderojmë shumë, UNDP-në për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm, në funksion të zhvillimit ekonomik.
Po ashtu, falënderojmë edhe Drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, për kontributin e madh në këtë projekt.
#NukNdalemi ”, ka thënë ai./rajonipress/