Hidromorava

Rahimaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin Elbert Krasniqi për mbështetje infrastrukturore për komunitete

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Ministrin Elbert Krasniqi kanë nënshkruar Marrëveshjen në kuadër të programit për mbështetje infrastrukturore për komunitete.

Uji Dea

Rahimaj ka thënë se në kudër të kësaj marrëveshje do të bëhet asfaltimi i rrugës kryesore “Ekzodi” në Berivojcë në vlerë prej 50 mijë Euro.
“Sot bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi, kemi nënshkruar Marrëveshjen në kuadër të programit për mbështetje infrastrukturore për komunitete. Në kuadër të kësaj marrëveshje do të bëhet asfaltimi i rrugës kryesore “Ekzodi” në Berivojcë, në vlerë prej 50.000€. Për ne është e rëndësishme që të krijojmë mundësi bashkëpunimi edhe me nivelin qendror në mënyrë që të përmirësojmë kualitetin e jetës për qytetarët tanë. Vazhdojmë me punë të mira”, ka thënë ai./rajonipress/