Rahimaj: Lajm i mrekullueshëm për fermerët e Kamenicës
Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj nëpërmjet llogarisë zyrtare të tij ka njoftuar për investimin e radhës në sektorin e bujqësisë.
Ky bashkëpunim mes Komunës së Kamenicës dhe Islamic Relief në vlerë prej 128,804.35€ do të ndikojë në rritjen e produktit, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e fermerëve.
“Jam shumë i lumtur që po i pasurojmë tokat tona, përmes serrave të vogla dhe makinerive të reja bujqësore” është shprehur Rahimaj.
Ai gjithashtu ka shtuar se angazhimi në këtë sektor do të vazhdojë./rajonipress/