RCCOLA

Rahimaj krenohet me renovimin e çerdhes së fëmijëve, por dikush thotë se aty po servohet ushqim i “tmerrshëm”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Në bazë të asaj që kemi parë, jemi komuna e vetme që është angazhuar në këtë drejtim, duke pasur për fëmijët meny 4 javore ka shkruar Kadri Rahimaj. Por Krenare Aliu qytetare ka shkruar në murin e Rahimajt se aty servohet makarona me keqap e mos të flasim për nivelin pedagogjik.

Kadri Rahimaj ka shkruar: “Po renovohet çerdhja “Filizat” në qytet. Ky institucion parashkollor po merr pamje tjetër e vëmendje të merituar. Fëmijët tanë do të jenë më të sigurt, e në një ambient më të shëndetshëm”.

Ndërsa një qytetare Krenare Aliu ka shkruar: Shumë mirë që është arrit projekti për renovim. Megjithatë vëmendja nuk arrihet me këtë pikë. Me ka rastisi me e pa menynë e ushqimit është e tmerrshme se qfare ju servohet (makarona me keqap) mos të flasim për nivelin pedagogjike që ju ofrohet.

UBT

Sërish ka reaguar Kadri Rahimaj:

“E nderuar, nga fillimi i këtij viti, fëmijët në këtë institucion konsumojnë produkte të shëndetshme të përcaktuara nga receta e nutricionistes së angazhuar.Në bazë të asaj që kemi parë, jemi komuna e vetme që është angazhuar në këtë drejtim, duke pasur për fëmijët meny 4 javore” është përgjigjur Rahimaj./rajonipress/.