RCCOLA

Rahimaj: Kamenica drejt zgjidhjes së problemit të qenve endacak

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se kjo komunë tashmë ka filluar të punojë drejt zgjidhjes së problemit me qentë endacak, dhe se kastrimi i tyre veçse ka filluar.

Ai gjithashtu ka thënë se edhe Kuvendi Komunal ka votuar propozimin për ndarjen e parcelës në të cilën do të ndërtohet strehimorja e këtyre qenve.

Eco Higjiena

“Projekti për kastrimin e qenve endacak arrin vlerën e 19,758 eurosh, si dhe zgjidh një problem të kamotshëm të Kamenicës” ka thënë Rahimaj./rajonipress/