Eko Higjiena

Rahimaj: Investime gjysmë milionëshe për sigurimin e ujit të pijes

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Nëse deri sot qytetarëve në lokalitete të ndryshme ju është dashur që të bëjnë zgjidhje individuale për ujë të pijshëm, nevojë kjo elementare, aty më nuk është nevoja për diçka të tillë ka shkruar Kadri Rahimaj.

Postimi i plotë:

UBT

Kamenica i takon qytetarëve të saj, prandaj:
Kemi hapur puse të reja për Qytetin, duke shtuar kapacitetet për 6 litra në sekondë, në vlerë prej 50,000€.
Jemi duke i investuar 170,000€ për kyçjet individuale në ujësjellës për fshatrat Hodonoc, Muçivërc dhe Dajkoc.
Në Karaçevën e Epërme së shpejti do të investohen 340,000€ për rrjetin e ujësjellësit.
Falënderojmë KRU “Hidromorava” për kontributin dhe bashkëpunimin.
Verës kemi festuar, por punën nuk e kemi ndalur.