Rahimaj: 19 të rinj do të ndjekin punë praktike me pagesë në Komunën e Kamenicës
Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë sot kanë pritur në takim praktikantët e rinj që do të angazhohen në Komunën e Kamenicës.
Ata kanë nënshkruar edhe kontratat me komunën, duke filluar nga sot punën praktike.
“Infermierë, studiues shkencash natyrore e shoqërore, po angazhohen në komunë për tre muaj, për të mësuar nga afër punën si dhe për të parë se si funksionon institucioni’ ka thënë Rahimaj.
Ai ka shtuar po ashtu se në kuadër të marrëveshjes me Generation Unlimited është hera e pestë që komuna hap thirrje për angazhim të praktikantëve./rajonipress/


