UBT

Ragmi Mustafi për shkarkimin e Shqiprim Arifit: Siç erdhi ashtu po ikën, episod i trishtë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka komentuar shkarkimin e Shqiprim Arifit nga pozita e kryetarit të Preshevës.

Ai në një postim në Facebook, ka renditur me dhjetëra siç i ka cilësuar ai dështime të Arifit sa ishte kryetar.

“Siç erdhi ashtu po ikën. Episod i trishtë”, ka shkruar Mustafi.

Shqiprim Arifi është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, duke theksuar se këtë e ka bërë “pushteti autoritar i Beogradit”.

Arifi ka thënë se ky regjim tashmë ka instaluar një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.

Shqiprim Arifi shkarkohet nga pozita e kryetarit të Preshevës
Lexo po ashtu
Shqiprim Arifi shkarkohet nga pozita e kryetarit të Preshevës
Më poshtë postimi i plotë i Ragmi Mustafit në Facebook:

Siç erdhi ashtu po ikën.
Episod i trishtë.

-Pas 8 viteve, Presheva nuk është më ndryshe.

-Pas 8 viteve, nuk janë hap fabrikat e premtuara.

-Pas 8 viteve, Presheva nuk funksionon e punon si në Gjermani.

-Pas 8 viteve, nuk u hap kalimi kufitar Miratocë-Llojan (për të cilën jepte dorëheqje çdo pranverë).

-Pas 8 viteve, Presheva nuk ka Ujë çdo stinë e çdo cep.

-Pas 8 viteve, Presheva pa park.

-Pas 8 viteve, Presheva as meritokraci as drejtësi.

-Pas 8 viteve, Bashkëqeverisje me SNS e Vucicit.

ARKATANA

-Pas 8 viteve, dy herë udhëheqës i Organit të përkohshëm/dhunshëm duke bashkëqeveris me SNS.

-Pas 8 viteve, vetëm një herë / sefte dënohet për flamur. Të cikin në fillim avokonte ta ndryshojë.

-Pas 8 viteve, nuk u shtrine as në Kumanovë e as në Kosovë.

-Pas 8 viteve, Edi Rama nuk ka me pas prej kujt me vjell stilin e veshjes.

-Pas 8 viteve, Bocki dhe Pantina mbesin pa një shok.

-Pas 8 viteve, Vuçiq nuk ka opsion servili e të nënshtruari si ti.

-Pas 8 viteve, nuk ka kush i “rrah dyert” e ministrave në Beograd.

-Pas 8 viteve, Presheva çlirohet nga shantazhi, shpifja e manipulimi jot.

-Pas 8 viteve, çlirohen edhe Hoxhallarët.

-Pas 8 viteve, shkollat çlirohen nga shperdorimi.

-Pas 8 viteve, çlirohen nga keqpërdorimi familjet e dëshmorëve e veteranët.

-Pas 8 viteve, ka shumë për të numruar e nuk do ti harrojmë.

-Qëndrove në pushtet nga e diela e 24 Korrikut 2023, tinëzisht me votat e Listës Serbe në Kuvend Komunal, e pastaj edhe pa vota fare për rreth 8 Muaj jashtëligjshëm.

-Deshtove dy herë në zgjedhjet parlamentare dhe dy herë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

-Edhe krahu i jot në Bujanoc do të ketë fundin si ti, me përkëdheljen e Mitroviqit.

-Pas 8 viteve, veq dy të mira bëre: që modeli yt mos të përsëritet kurrë. Dhe që po ikën me bishtin ndër shal e I turpëruar. Turpërove shqiptarët, Turpërove Diasporën e Turpërove Preshevën./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.